Kthehu

Programi i kontabilitetit Zen365

Zgjedhja e duhur për financat e biznesit tuaj

Programi i kontabilitetit Zen365

Menaxhimi i financave në biznese kërkon përkushtim dhe kohë të konsiderueshme. Programi i kontabilitetit Zen365, i cili fuqizohet nga Intelegjenca Artificiale është zgjidja e duhur për të thjeshtuar dhe automatizuar proceset në biznesin tuaj.


Për të filluar punën me Zen365, fillimisht duhet të konfiguroni llogarinë e biznesit tuaj. Hapi i parë përfshin regjistrimin në app.zen365.ai dhe plotësimin e informatave bazë të biznesit, si: Emri, Adresa dhe Numri Unik Identifikues. Pas kësaj, mund të përshtatni konfigurimet tjera të sistemit. Në vijim është një video informuese.


Si të regjistroheni dhe të filloni përdorimin e programit Zen365?

Zen365 ofron nivele të ndryshme të qasjes, duke siguruar që çdo përdorues të shoh vetëm në informacionin që i përket rolit të vet, që mund të jetë p.sh. Krijimi i Shitjeve, Modifikimi i Blerjeve, Qasja ose jo në Raportet Financiare, etj. Për të vazhduar me krijimin e faturave dhe menaxhimin e tyre, shikoni udhëzuesin në vijim.


Si të krijoni një faturë për shërbime dhe t'ia dërgoni klientit direkt përmes Zen365?

Krijimi i një fature për shërbime është i lehtë. Fillimisht, shkojmë tek menyja Shitjet dhe zgjidhni opsionin “Krijo Faturë”. Mund të ndiqni udhëzimet hap pas hapi, në videon e mëposhtme. Fillimisht plotësohet informacionin i kërkuar, si: Zgjedhja e blerësit, shërbimi, çmimi dhe sasia. Mund të përfshini edhe TVSh nëse është e aplikueshme, duke e zgjedhur automatikisht nga opsionet e përcaktuara sipas ligjeve aktuale të zbatushme nga ATK.

Pasi të përfundoni plotësimin e informatave, klikoni ‘Ruaj’ dhe ‘Finalizo’, për të krijuar faturën përfundimtare. Zen365 krijon një format të qartë dhe profesional të faturës që mund të ruhet për përdorim të mëvonshëm, apo të dërgohet menjëherë te klienti. Pas përfundimit të krijimit të faturës, hapi i radhës mund të jetë dërgimi i faturës elektronike, te klienti përmes integrimit të GMail.

Dërgimi i faturës elektronike përmes integrimit të GMail

Pasi të krijoni faturën e shitjes, Zen365 ofron integrim me GMail për të thjeshtuar dërgimin e faturës automatikisht. Me opsionin ‘Dërgo me Email’, zgjidhet automatikisht adresa e klientit nga lista, dhe shtohet një mesazh i personalizuar për klientin tuaj. Zen365 ofron mundësi që faturat të dërgohen në mënyrë të sigurt dhe të saktë.

Zen365 📞 +383 45 108 656, 📩 contact@zen365.ai


Njoftimet

Shkruani e-mailin tuaj këtu për të pranuar njoftimet me rëndësi nga Zen365.

Njoftimet e fundit
Përditësimet e fundit nga Zen365 do t'ju mbajnë të informuar me lajmet dhe ngjarjet më të rëndësishme.
No spam
Nëse nuk dëshironi të merrni më njoftime, mund ti anuloni ato në çdo kohë.